Telegrafi

Aguero po i kthehet futbollit – mori licencën e kardiologut dhe iu bashkua ish-skuadrës

Futbollisti legjendar argjentinas, Sergio Aguero thuhet se do të luajë sërish futboll pasi ka marrë leje nga një kardiolog.

Aguero u detyrua t’i jepte fund karrierës pak më shumë se dy vite më parë, teksa luante me Barcelonëb, për shkak të problemeve me zemrën.

Kardiologët tashmë kanë vlerësuar se gjendja e tij është mjaft e mirë, ndaj atij iu dha leja për t’u rikthyer në futboll dhe nuk iu desh shumë kohë për të gjetur një klub.

Lexo po ashtu Aguero mund të bëjë rikthimin shokues në futbollin profesionist pas një telefonate emocionale

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Aguero ka marrë menjëherë një telefonatë nga një tjetër ikonë, Carlos Tevez, trajneri i Indepediente, dhe këtë javë do ta kalojë stërvitjen me klubin e tij të fëmijërisë ku hodhi hapat e parë në futboll dhe u shfaq si futbollist.

Nëse Aguero është në nivel të kënaqshëm, është bërë e ditur se do të nënshkruajë kontratë me një klub argjentinas, ndaj me siguri do ta shohim sërish në fushë.

Kujtojmë se Aguero e përfundoi karrierën e tij në dhjetor të vitit 2021 kur ndjeu dhimbje të forta në gjoks gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Deportivo Alaves. Ekzaminimet zbuluan probleme në zemër, për shkak të të cilave argjentinasi nuk lejohej më të luante futboll.

 

Tani ai do të stërvitet me ekipin e tretë të kampionatit argjentinas, pasi Independiente ka 13 pikë pas 7 xhirove të luajtura, po aq sa River Plate e vendit të dytë dhe një më pak se Argentinos Juniors.

Me 260 gola, Aguero është golashënuesi më i mirë i Manchester Cityt në histori, dhe gjithashtu la gjurmë të thella te Atletico Madrid, ku ka 101 gola në 234 ndeshje. Për kombëtaren e Argjentinës ka luajtur 101 ndeshje. /Telegrafi/