Ish-sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero ka dhënë opinionin e tij mbi gjasat e ekipeve në garë për titullin e Ligës Premier, duke përmendur një rivalitet të përjetshëm.
Gjatë një interviste për Stake, të cituar nga Goal, Aguero ka folur për situatën e tanishme në ligën angleze dhe ka vënë në dukje disa nga ekipeve që mund të konsiderohen kërcënime reale për objektivat e Manchester Cityt.
“S’ke pse i nënvlerëson në këtë fazë të sezonit Manchester Unitedin”, ka shpjeguar Aguero. Ai vuri në dukje se “Djajtë e Kuq” janë një nga kërcënimet më të mëdha për titullin e ligës të skuadrës së tij të mëparshme.
Aguero shtoi gjithashtu se Tottenham Hotspur është konkurrentë për titullin, duke theksuar përmirësimet që ka sjellë trajneri Ange Postecoglou. Pavarësisht luhatjeve të rendimentit, sipas ish-lojtarit argjentinas, edhe Newcastle United janë në gjendje të luftojnë për titull, pasi “gjithmonë japin një përballje të fortë”.
Megjithatë, Manchester United aktualisht janë larg nga ajo pozitë për të sfiduar për titullin e Ligës Premier – dhe mbetet për t’u parë nëse deklarata e Agueros ka pasur elementë të sarkazmës, pasi ai nuk i përmendi Liverpoolin apo Arsenalin në komentet e tij.
Me Unitedin që ndodhet 11 pikë pas liderit të ligës, Arsenal, duket se do të duhet një kthesë shumë pozitive në performancën e tyre që fjalët e Agueros të kenë vlerë. Pa ndonjë ndryshim të madh, komentet e tij mund të mos duken shumë të arsyeshme. /Telegrafi/