Telegrafi

Aguero nuk u largua pa kërkesa nga Manchester Cityt – i la edhe një dhuratë Phil Fodenit

Sergio Aguero do të jetë lojtar i lirë në këtë verë dhe kalimi i tij te Barcelona është pothuajse i mbyllur.

Sulmuesi argjentinas largohet nga Manchester City si një legjendë, pas shumë trofeve të fituar në Etihad Stadium.

Aguero do të luajë ndeshjen e fundit me Citizens në finalen e Manchester City, më 29 maj, aty ku takohen me Chelsean.

Lojtari nuk konfirmoi aq thjeshtë largimin nga City, pasi raportohet se i ka lënë një dhuratë Phil Fodenit.

Sulmuesi i ka thënë Pep Guardiolës që numri dhjetë që e barte në fanellë, t’i dorëzohej talentit anglez.

Natyrisht se për Fodenin ky do të jetë një veprim tejet motivues, për të vazhduar me paraqitje impresionuese te kampioni i Ligës Premier. /Telegrafi/