Sergio Aguero e ka dërguar Barcelonën në gjyq për tre milionë euro pagë të papaguar, raporton Diario AS.
Klubi katalunas ra dakord të paguante sigurimin e Agueros gjatë vitit të parë të pensionimit të tij, por klubi nuk e përmbushi.
Aguero ndoshta nuk dëshiron që gjërat të ngatërrohen me Barçën dhe do të pranonte një zgjidhje jashtë gjykatës.
Por, nëse Blaugranasit vendosin ta luajnë të fortin, atëherë lojtari do të pres vendimin e gjykatës, pasi tashmë kanë nisur procedurat.
Sulmuesi argjentinas iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë në korrik 2021, por u detyrua të tërhiqej nga futbolli atë dhjetor për shkak të një sëmundjeje në zemër të zbuluar ndërsa luante në Camp Nou.
Aguero bëri vetëm pesë paraqitje për skuadrën katalunase, duke shënuar një gol. /Telegrafi/