Sergio Aguero mund të përballet me një dënim nga FA dhe mund të mungojë në derbin e Mançesterit.
Ai është akuzuar se ka goditur me qëllim lojtarin te West Ham, Winston Reid.
Të martën FA ka konfirmuar se ndaj lojtarit është nisur një procedim.
“Sergio Aguero akuzohet se ka përdorur dhunë dhe që nuk është parë nga zyrtaret e ndeshjes, por është parë nga xhirimet”.
“Sulmuesi i Manchester City ka qenë i në një incident me lojtarin e West Ham United, Winston Reid në minutën e 76 -të”.
Lojtari mund të mungojë tri ndeshje përfshirë edhe atë kundër Manchester United.
D ndeshjet tjera janë kundër Bournemouth dhe Sëansea. /Telegrafi/