Telegrafi

Aguero mund të kthehet te Manchester City

Sergio Aguero mund të rikthehet në Angli pasi Manchester City thuhet se i ka ofruar një rol ambasadori argjentinasit.

Sulmuesi legjendar – golashënuesi rekord i Cityt – u detyrua të tërhiqej nga futbolli muajin e kaluar pasi pati probleme të theksuara të zemrës ndërsa ishte në Barcelonë, klubi të cilit iu bashkua verën e kaluar si lojtar i lirë.

Aguero njoftoi vendimin e tij për të varur këpucët e tij në një konferencë emocionale për shtyp në Camp Nou dhe që atëherë është kthyer në Argjentinë për të kaluar kohë me familjen e tij.

Lexo po ashtu “Është një moment shumë i vështirë”, fjalët e para të Agueros për pensionimin emocionojnë të gjithë

Vetëm 33 vjeç, argjentinasi nuk ka bërë ende asnjë njoftim për atë që planifikon të bëjë pas përfundimit të papritur të karrierës së tij.

Ky gjest nga City do të ishte një mënyrë e mirë për Agueron për të vazhduar trashëgiminë e tij futbollistike.

Lexo po ashtu Ronaldo, Messi, Aguero, Suarez: 10 lojtarët me më shumë gola të shënuar në shekullin e 21-të

Klubi ka njoftuar tashmë planet për të ndërtuar një statujë të Agueros jashtë stadiumit të tyre Etihad, në njohje e kohës së tij jashtëzakonisht të suksesshme dhjetëvjeçare te Manchester City.

Nëse ai vendos të pranojë ofertën si ambasador i klubit, Aguero do të ndiqte gjurmët e lojtarëve si Joleon Lescott, Micah Richards dhe Shaun Wright-Phillips. /Telegrafi/