Telegrafi

Aguero mohon thashethemet për një kalim te Milani

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero duket se nuk do të lëvizë nga Manchester City.

Mediat angleze dhe ato italiane kishin shkruar se ish-anëtari i Real Madrid ka pasur një takim sekret me krerët e Milanit.

Por ka qenë vetë futbollisti që ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Po lexoja në internet se Milani paska biseduar me Agueron, me mua jo, ndoshta me klonin tim”, deklaroi Aguero duke qeshur.

“Isha në shtëpi duke u rikuperuar nga lëndimi, nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket transferimit tim te Milan”, deklaroi argjentinasi.

29-vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e spekulimeve që e largonin atë nga Manchester City.

Së fundmi argjentinasi është rikthyer në stërvitje me klubin pasi javë më parë kishte pësuar aksident me makinë. /Telegrafi/