Telegrafi

Aguero lëshoi fushën i zhgënjyer dhe me ankesa edhe pas fitores: Nuk po ma pasojnë topin

Manchester City mposhti Borussia Monchengladbach me lehtësi edhe në ndeshjen e dytën duke kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, por Sergio Aguero u largua nga fusha dukshëm i mërzitur.  

Sulmuesi argjentinas luajti vetëm 15 minuta si zëvendësues dhe nuk mund ta fshehte zhgënjimin e tij për ata pak minuta në lojë.

“Ata nuk më pasojnë topin”, i kishte thënë Aguero një anëtari të stafit kur ishte duke u largua nga fusha.

Shokët e ekipit të Aguero ende ishin duke festuar në fushë ndërsa ai drejtohej i vetëm në dhomën e zhveshjes.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Aguero është golashënuesi më i mirë i Man Cityt i të gjitha kohërat, por ka qenë i lidhur fort me një transferim te Barcelona këtë verë. /Telegrafi/