Sulmuesi argjentinas, Sergio ‘Kun’ Aguero i është kthyer stërvitjeve me skuadrën e tij angleze, Manchester City.
Aguero ka qenë në pushim që disa javë, pas aksidentit të bërë me taksinë e tij duke u kthyer nga një koncert i mbajtur në Amsterdam.
Taksi që po transmetonte argjentinasi u aksidentua me një shtyllë elektrike, ku si pasojë e tij Agueros iu thye një bri.
Ky lëndim bëri që Aguero të mbes jashtë fushave për disa javë shkaku i dhimbjeve, por tani i është kthyer stërvitjeve.
Kthimin e tij në stërvitje e ka konfirmuar skuadra e Manchester Cityt, por edhe vet sulmuesi argjentinas.
“I kthyer në stërvitje. Jam gati”, ka shkruar Aguero në postimin e tij në profilin privat.
Vuelta a los entrenamientos y preparado😀!! Back to training. I am ready💪! pic.twitter.com/ThauwGxq7f
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) October 12, 2017
“Aguero është kthyer në stërvitje. Ai ka kompletuar gjithë stërvitjen e ditës së enjte”, ka njoftuar klubi anglez.
Ndryshe, Aguero gjatë ditëve të fundit u lidh me një ofertë nga klubi i madh italian, Milani, të cilët mendohet se do të afrojnë rreth 90 milionë euro për të gjatë janarit. /Telegrafi/