Telegrafi

Aguero kritikohet ashpër për shtrëngimin në qafë që ia bëri gjyqtares anësore në takimin City – Arsenal

Sulmuesi i Manchester Cityt është kritikuar ashpër për veprimin e tij duke kapur në qaf gjyqtaren anësore në takimin ndaj Arsenalit.

Argjentinasi iu afruar gjyqtares Sian Massey-Ellis për një rivënie anësore që i takonte The Gunnersve në pjesë të parë.

Pasi protestoi për flamurin e ngritur, Aguero e kapi atë në qaf, derisa gjyqtarja ia largoi menjëherë dorën.

Gjyqtari kryesor Chris Kavanagh nuk ishte në dijeni për incidentin, pasi natyrisht se do të pasonte kartoni i kuq.

Analistët në Angli mendojnë se sulmuesi argjentinas duhet të ndëshkohet për atë veprim me disa ndeshje moslojë.

Ishte njoftuar në vitin 2016 se lojtarët asesi nuk guxojnë te prekin me dorë gjyqtarët e takimit, pasi në atë rast do të ndëshkohen me kartonë të kuq dhe me disa ndeshje mos lojë.

Kujtojmë se takimi mes Manchester Cityt dhe Arsenalit përfundoi 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Raheem Sterling. /Telegrafi/