Sergio Aguero ka heshtur zërat se mund të largohet nga Barcelona, vetëm pak ditë pasi kaloi në radhët e tyre.
U raportuat se sulmuesi argjentinas e dëshiron largimin nga skuadra katalunase, shkaku i Lionel Messit.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk arriti që të rinovonte kontratën me Blaugranasit, shkaku i krizës financiare që ka klubi dhe kjo bëri që ai të largohej si lojtar i lirë.
Aguero ka thënë se ai do të qëndrojë në Camp Nou, përkundër mikut të tij që u largua dhe është afër kalimit te Paris Saint-Germain.
“Do të më keni përgjatë tërë vitit”, argjentinasi ua ktheu tifozëve që ishin të shqetësuar për të ardhmen e tij.
Aguero kishte thënë se arsyeja kryesore që po i bashkohej Barcelonës ishte pikërisht Messi, mirëpo lojtari përmes një konference të mbajtur sot, bëri të ditur se po largohej nga klubi që ishte pjesë për 21 vite. /Telegrafi/
https://twitter.com/ReshadRahman_/status/1424153743898120192?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424153743898120192%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fsport%2Ffootball%2Farticle-9873745%2FSergio-Aguero-confirms-STAYING-Barcelona-following-bombsell-exit-Lionel-Messi.html