Site icon Telegrafi

Aguero kaloi natën në spital për kontrolle më të detajuara të zemrës

Sergio Aguero ka kaluar mbrëmjen e së shtunës në spital, pasi u detyrua të largohet nga ndeshja e Barcelonës me Deportivo Alvesin shkaku i disa shqetësimeve me frymëmarrje.

Barcelona po vazhdon të jetë e mallkuar në këtë fillim sezoni, pasi përveç rezultateve negative, ajo po vuan edhe nga lëndimet e shumta.

Aguero u detyrua të largohej para pjesës së parë, pasi dukej i trullosur dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Lexo po ashtu Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero është detyruar të largohet nga fusha pas problemeve me frymëmarrje

Argjentinasi u transferua në spital me ambulancë për trajtim të mëtejshëm.

Aty iu nënshtrua analizave në zemër për shkak të dhimbjeve në gjoks, ku u konstatua një ritëm i lartë i zemrës kur ai u largua.

I zëvendësuar nga Phillippe Coutinho në fushë, Aguero po bënte paraqitjen e tij të pestë pasi humbi fillimin e sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version