Telegrafi

Aguero ia mbyll derën Realit, ja ku do të transferohet

Sergio Aguero ia ka mbyllur derën Real Madridit.

Sulmuesi argjentinas i Mancehster Cityt, Aguero ka zbuluar të ardhmen e tij pas skuadrës së Citizens.

Aguero ka thënë se pas botërorit “Russia 2018” do të transferohet te skuadra e Independientes, transmeton Telegrafi.

“Në muajt e fundit është thënë shumë rreth kontratës time, por unë nuk i kam kushtuar vëmendje. Është e qartë se pas Kupës së Botës, Rusia 2018 unë do të kthehem në Independiente”, tha Aguero.

“Ata kanë qenë të hapur për mua dhe unë nuk do të transferohem te ndonjë skuadër tjetër në Evropë. Kur të përfundoj kontrata ime me Cityn në vitin 2018, unë do të kthehem në Argjentinë. Nga Manchesteri direkt e në Avellaneda”, tha Aguero.