Sergio Aguero ka thënë se dëshiron të fitojë trofeun e Copa America për Lionel Messin më shumë se për veten.
Pritjet e skuadrës Albiceleste janë më të mëdha se kurrë për të fituar trofeun e madh kontinental edhe pse luhet në tokën braziliane.
Skuadra e Lionel Scalonit vjen nga zhgënjimi në Kupën e Botës, por përkundër saj besimi përsëri është i madh pas arritjes dy herë radhazi në finale të Copa Americas.
Argjentina përsëri beson te ylli i Barcelonës, Messi, dhe kjo u jep atyre një shans çdo herë të jenë ndër favoritët, sidomos tani që është më i etur se kurrë të fitoj një trofe me kombëtares.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Aguero, gjithashtu është i etur për të fituar këtë trofe, pasi ka thënë se e do atë për Messin më shumë se për vete.
“Jam më i shqetësuar të jemi kampion për Messin sesa për veten. Shpresojmë që një ditë të ndodhë”, ka thënë fillimisht Aguero për Fox Sports.
“Është ëndrra e tij dhe ëndrra e të gjithëve. Kam vënë veten në vendin e tij dhe dua të përpiqem të bëj çmos për atë që të fituar Copa American”.
“Është kohë e gjatë që ai vjen këtu dhe vuan. Unë gjithashtu vuaj. E dimë se çfarë mund të sjellë ai dhe pjesa tjetër duhet të përgatitet mentalisht që të mos dështojë”, përfundoi sulmuesi i Cityt. /Telegrafi/