Real Madrid dhe Manchester City janë dyshja më interesante në play-offin e Ligës së Kampionëve.
Në sistemin e ri, skuadrat që përfunduan në vendin e 9 deri në 24 në fazën e grupeve luajnë dy ndeshje për të kaluar në fazën e 16-të.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Man Cityt u komentua nga Sergio Aguero, një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e klubit anglez.
Argjentinasi legjendar bëri një deklaratë që u bë shumë shpejt virale në të gjitha rrjetet sociale, veçanërisht në X.
“Real Madridi nuk mund ta mposht Man Cityn. Nëse Man City fiton, unë do të heq fanellën time dhe do të bëj një kthim prapa nëpër rrugët e Mançesterit”.
Sergio Aguero: “Real Madrid can’t beat City, if they beat City, I’ll cut off my testicles” pic.twitter.com/9eSD3x33YS
— Real Madrid Info ³⁶ (@RMadridInfo) February 11, 2025
“Nëse Real Madridi mund Man Cityn, unë do t’i pres ‘topat’ e mi. Thjesht nuk mund të ndodhë”, deklaroi Aguero dhe tifozët e futbollit i bënë fjalët e tij të bëhen virale. /Telegrafi/