Site icon Telegrafi

Agrobizneset prezantohen në Panairin Veror të ndërmarrësisë

Nga sot në Prishtinë është hapur Panairin Veror i Ndërmarrësisë “Rajoni Qendër”, organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA).

Këtë panair sot e vizitoi edhe zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shefi i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, si dhe zyrtarë tjerë qeveritar dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

“Bujqësia është prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës dhe faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, sektor ky i cili ofron mundësi të mëdha punësimi”, ka thënë zëvendësministri Januzi.

Ai gjithashtu theksoi se MBPZHR-ja ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë në masë të madhe në zhvillimin e qindra fermave dhe bizneseve përpunuese.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të vazhdojë me angazhimet për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe do të thellojë bashkëpunimin me donatorë, si: BE-në, USAID, FAO, etj. Përmes kësaj mbështetje në synojmë po ashtu që të rrisim kapacitetet tona prodhuese, përmirësimin e cilësisë dhe avancimin e teknologjisë dhe metodave të punës”, theksoi zëvendësministri Januzi.
Ai zhvilloi edhe biseda me ndërmarrësit të cilët po prezantojnë produktet e ndryshme të tyre në këtë panair, si: verë, mjaltë e produkte të tjera bujqësore dhe artizanale. /Telegrafi/

Exit mobile version