Site icon Telegrafi

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve – mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade, lideri në distribuimin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike në Kosovë, zyrtarisht hapi showroom-in e ri në ambientet e saj.

Me një ceremoni të madhërishme dhe mysafirë specialë nga fusha e biznesit, kompania prezantoi gamën e saj të produkteve dhe shërbimeve të reja.

Përfaqësuesi i Agro Trade, Diar Humolli, në një intervistë për Telegrafin, theksoi rëndësinë e këtij showroom-i në përmirësimin e kulturës së servimit të pijeve në Kosovë.

Diar Humolli, përfaqësues i Agro Trade

“Ka shumë risi që vijnë prej këtij eventi. Njëra prej risive që vjen është informacioni i pijeve dhe si servohen e si shërbehen. Kjo mungon shumë në kulturën shqiptare dhe besoj që do të jetë një gjë pozitive për kulturën tonë,” deklaroi Humolli.

Elena Mladenovska nga Tikves, një partner afatgjatë i Agro Trade, shprehu entuziazmin e saj për rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.

Elena Mladenovska nga Tikves

“Dhe kur e sheh këtë, Agro Trade është duke u rritur shumë në tetë vitet e fundit. Ky showroom tregon që Agro Trade është distributor i pijeve alkoolike dhe joalkoolike, lider në tregun e Kosovës dhe ne jemi shumë krenarë që Agro Trade është partneri jonë strategjik,” tha Mladenovska.

Luca Busi, presidenti i ujit Tepelena dhe Coca-Colas në Shqipëri, ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoni.

Luca Busi, presidenti i Ujit Tepelena dhe Coca Cola-s në Shqipëri

Ai ishte i impresionuar nga showroom-i i ri, duke e quajtur atë “më të mirin dhe më inovativin”.

“Është diçka super inovative, siç është Google për shpërndarjen. Ka shumë drita, materiale, produkte. Fakti që të bën të ndihesh kaq mirë dhe të konfrontohesh me gjithë këto produkte të mrekullueshme, duke filluar nga vera, birra, uji. Është një showroom fantastik,” tha Busi.

Gjithashtu, Busi njoftoi rinovimin e marrëveshjes me kombëtaren e Shqipërisë për kampionatin Euro 2024, duke shprehur optimizmin e tij për sukseset e ardhshme të ekipit shqiptar.

“Forca Shqipëria sepse janë sfida të forta sepse kundër Italisë, kundër Spanjës… Jam i sigurt se do japin maksimumin me shumë kurajo,” shtoi ai. /Telegrafi/

Showroom-i i ri i Agro Trade

 

Exit mobile version