Tensionet janë rritur në debatin Drenushë-Xheneta pasi filluan të përmendin edhe gjëra personale.
Modelja e njohur akuzoi këngëtaren se i përmendi një histori që sipas saj, ia ka treguar vetëm asaj në lidhje me ish të dashurin.
“E çele këtë muhabet, dhe të thash para dy ditëve Drenushë më ke fut në mendime shumë të këqija me këtë muhabet që ma ke bërë”, i tha ajo.
Ndërkohë banorja me tone tejet të ashpra, tha se ajo vet ka treguar me detaje për të njëjtën histori.
Duket se miqësia mes tyre ka përfunduar, ndonëse ia mbanin anën njëra-tjetrës.
Ato kanë eskaluar edhe pse kjo nuk pritej, meqë kanë ndenjur bashkë gjatë gjithë kohës.
Sidoqoftë, pritet të shihet se si do të jetë versioni i tyre dhe si do të ecë kjo miqësi. /Telegrafi/