Telegrafi

Agon Amiga thotë “Pi du krejt”, paralajmëron projektin e ri që do ta sjell së shpejti (Video)

Reperi i njohur Agon Amiga ka paralajmëruar se këto ditë do të sjellë projektin e tij më të ri muzikor.

“Pi du krejt” titullohet kënga e tij më e re, të cilën ai e pralajmëroi përmes rrjeteve sociale se do ta sjellë së shpejti.

Kënga është punuar në studion e Babastars, gjersa për tekstin është kujdesur vet reperi.

Ai ka publikuar në Instagram një pjesë të klipit, i cili duket se do të jetë mjaft interesant dhe i përshtatshëm për këngën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Data e publikimit nuk është bërë e ditur, por mendohet se “Pi du krejt” do të vijë për fansat javën e ardhshme.

Ky projekt vjen pas një mungese disa mujore të reperit, sa i përket prurjeve të reja në muzikë. /Telegrafi/