“Push It” është titulli i këngës më të re, të cilën Agon Amiga do ta sjellë në bashkëpunim me Mercy.
Reperi ka bërë të ditur se projektin e ri muzikor do ta lansojë ditën e shtunë në orën 19:00.
“Nesër në ora 19:00”, është përshkrimi i një videoje që Agoni e ka publikuar në Instagram e që besohet të jetë fragment nga videoklipi.
Artisti i mirënjohur i zhanrit hip-hop në skenën shqiptare qe një kohë e ka paralajmëruar realizimin e ri muzikor, të cilin mezi e presin fansat e tij.
Në ndërkohë, ai ka paralajmëruar edhe një tjetër duet me reperin K-Albo, që do të vijë në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/