Telegrafi

Agon Amiga sjell së shpejti projektin e ri “Nuk e kom mo” (Foto)

Reperi i njohur i labelit “Babastars”, Agon Amiga së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re të punuar në studion “Babastars”, këngë të cilën e ka titulluar “Nuk e kom mo”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga do të publikohet në YouTube edhe me klip, ndërsa përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi i ka njoftuar fansat me një nga skenat e klipit.

Mbetet të shihet se sa do të pritet mirë nga publiku projekti i ardhshëm i Agon Amigës. /Telegrafi/