Telegrafi

Agon Amiga shprehet modest dhe falënderues ndaj Zotit: Si me një, si me një milion unë jam i njëjti

Foto: Agon Amiga/Instagram

Reperi i njohur Agon Amiga ka qenë shumë i suksesshëm gjatë vitit 2018.

Ai është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit e tij fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Agoni ka publikuar një fotografi mjaft festive në rrjetin social Instagram, ndërsa në mbishkrimin e saj ka bërë një falënderim drejtuar Zotit.

“Faleminderit Zot për gjithë këto të mira, si me 1 si me 1 milion unë jam i njëjti”, ka shkruar ai në Instagram.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

Gjatë vitit 2018, Agoni është bërë edhe baba për herë të parë, me çka ka bërë që të ndjehet edhe më shumë falënderues.

Ndërkohë, dy javë më parë ai solli një bashkëpunim me K Albo, këngën “Alo ti bruda”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/