Telegrafi

Agon Amiga shpërndan sekuenca nga xhirimet e klipit me K-Albo

Agon Amiga dhe K-Albo (Foto: Instagram)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Agon Amiga ditë më parë ka paralajmëruar projektin e tij të rashës.

Kësaj here, bashkëpunimi do të jetë me reperin K-Albo, të cilët edhe më parë kishin pasur një këngë së bashku.

Sidoqoftë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Agoni ka publikuar disa sekuenca nga xhirimet e klipit të ri.

Në të shihen disa makina të brendeve të njohura, ndërsa ata merrnin poza të ndryshme para kamerës.

“Luja Luja” titullohet projekti i tyre, por që nuk kanë bërë ende të ditur ndonjë datë specifike për lansim.

Kujtojmë se para një muaji, reperi ka sjell projektin e tij “Push It”, në bashkëpunim me Mercy. /Telegrafi/