Reperi i njohur Agona Amiga kohëve të fundit ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Ditë më parë ai publikoi një fotografi në Instagram Story ku shfaqej në fitnes, gjersa në mbishkrimin e fotografisë kishte shkruar “Bisha is back”.
34 vjeçari është duke punuar në projektet e reja, ndërsa ndjehet mjaft i plotësuar edhe në jetën private.
Reperi ka publikuar së fundmi disa imazhe të reja në Instagram Story, ku shfaqet i zhveshur në dhomën e një hoteli.
Vetëm pak minuta më vonë, Agon Amiga publikoi edhe një video ku shfaqte ambientin e dhomës, ndërsa në prapavijë dëgjohet një zë femre.
Me këtë ai ka treguar se nuk ka qenë i vetëm në dhomën e tij, ndërsa ka lënë fansat të aludojnë se kush është vajza fatlume që ka arritur t’ia rrëmbejë zemrën.
Muajt e fundit është përfolur se reperi ka rregulluar marrëdhëniet me ish-bashkëshorten e tij, Egzona Sylën, mirëpo prapëseprapë ata ende nuk e kanë konfirmuar këtë gjë. /Telegrafi/