Agon Amiga është duke sjellë këngë të re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Derisa fansat janë në pritje të projektit të ri, ai e ka publikuar një pjesë të shkurtër të videos muzikore që do ta sjellë së shpejti.
“Tik tak, tik tak, vjen së shpejti ‘Bobi'”, ka shkruar reperi në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.
Bashkëpunimi me K-Albo, “Allo ti bruda”, është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Agon Sylejmanit (emri i vërtetë i reperit).
Ai pritet të jetë aktiv gjatë këtij viti në sjelljen e materialeve të reja për fansat e tij. /Telegrafi/