Telegrafi

Agon Amiga publikon këngën e re “Qy qysh”

Foto: Agon Amiga/Instagram

Reperi i njohur Agon Amiga ka prezantuar për fansat e tij projektin më të ri muzikor me titull “Qy qysh”.

Këtë këngë ai e ka sjellë për fansat vetëm në versionin audio me tekst, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse mendon që t’ia realizojë edhe klipin.

Agon Amiga ka qenë shumë i përfolur në media javëve të fundit, për shkak të një konflikti virtual me reperin Lumi B.

Ishte ky i fundit, i cili në emisionin “NIN” deklaroi se në labelin “BabaStars” njihen vetëm Getoar Selimi dhe Majk, duke injoruar kështu Agon Amigën që tash e sa vite është po ashtu pjesë e këtij labeli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Amiga reagoi përmes rrjeteve sociale, duke publikuar disa shkrime thumbuese në drejtim të reperit.

Ndërkohë, nuk ka bërë të ditur nëse kënga e re është ‘diss’ drejtuar dikujt, apo e zakonshme.

Sido që të jetë, fansat duket se e kanë pritur mirë këtë projekt të reperit. /Telegrafi/