Telegrafi

Agon Amiga publikon imazh duke e puthur Noelin: Jam njeriu më i lumtur në botë

Reperi i Babastars, Agon Amiga, është bërë baba për herë të parë.

I pari reper nga grupi që është bërë prind, Agoni kështu fillon një kapitull të ri në jetën e tij, bashkë me të birin dhe bashkëshorten, Egzonën.

Agoni u bë baba dje, por vetëm gjatë ditës së premte publikoi një foto me djalin e posa lindur.

Ai falënderoi Zotin për këtë dhuratë dhe e quan veten si njeriu më i lumtur në botë.

Ndër tjerash ai e quan gruan mbretëreshë dhe konfirmoi se djali i tij është pagëzuar me emrin, Noel.

“I bekuar nga Zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyetni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falënderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjull. Ndërsa fati si prind na buzëqesëhi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind, dhe unë të dua, dhe të falënderoj deri në fyrmën e fundit. Mirë se erdhe Noel”, u shpreh Agoni në postimin e tij.

Agoni dhe Egzona prej vitesh janë të martuar, ndërsa tash janë bërë edhe prindër. /Telegrafi/