Site icon Telegrafi

Agon Amiga lanson klipin e këngës “Oh bir”

Agon Amiga (Foto:YouTube/BABASTARSchannel)

“Oh bir” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka lansuar Agon Amiga.

Reperi i BabaStars e ka shoqëruar projektin e ri me videoklip, ndërsa tekstin e ka shkruar vet.

Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur Torch Music.

Lexo po ashtu Lajmet për Agon Amigën

Marshall Jungle është producent ekzekutiv i projektit, ndërkohë që XL Films e ka xhiruar videoklipin.

“Oh bir” vjen pas këngës “Qysh qysh”, të cilën reperi e publikoi vetëm në versionin audio.

Më herët, Agoni kishte bashkëpunuar me Teuta Selimin në këngën “Lej lej”.

Ky duet u pëlqye shumë nga fansat dhe deri më tani ka kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version