Site icon Telegrafi

Agon Amiga flet për “skandalin” me Afërditën

Gjersa po shijojnë suksesin e bashkëpunimit të tyre, reperi Agon Amiga dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj po përfliten për një lidhje të mundshme mes tyre nga mediat shqiptare.

Para disa ditësh u raportua se reperi është ndarë nga gruaja e tij dhe se arsyeja është ish e dashura e Shpat Kasapit, Afërdita, transmeton Telegrafi.

Disa mesazhe të publikuara gjatë ditës sotme mjaft kontraverse dhe të dyshimta nga Indeksonline, bënë që mediat t’i bëjnë pjesë të një tradhëtie të dy palët, duke qenë se edhe ish-Miss Kosova është në lidhje dashurie.

Por sipas reperit këto biseda të publikuara nuk janë të vërteta. Ai për Telegrafin demantoi lajmet e tilla duke i quajtur trillime.

“Ato biseda dhe ato foto janë montazhë. Fotoja ka qenë në vet “Twitterin” e Afërditës e publikuar nga ajo vetë mund ta shihni edhe ju”, tha Agoni duke sqaruar një foto që kinse i dërgohet reperit nga Afërdita.

Ndryshe Agoni për Telegrafin shtoj se menjëherë ka filluar të merret me këtë punë dhe se gjithçka do të zgjidhë në rrugë ligjore.

“Jam duke u marrë me këtë punë, do t’i shkoj deri në fund kësaj pune në rrugën ligjore, dhe atyre personave që kanë qëllim uljen e reputacionit tim ju them se me kaq nuk mbaron”

“Topless” titullohet projekti i dyshes që u publikua javë më parë dhe u pasua me thashetheme të shumta që nga lansimi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version