Site icon Telegrafi

Agon Amiga flet për raportet me Ledrin dhe TBA (Video)

Reperi i njohur Agon Amiga është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku ka rrëfyer ndër të tjerash për më të rejat e tij në jetën personale dhe në karrierë.

I pyetur nga moderatorët për raportet e tij me kolegët, ai u përgjigj se ka raporte të shkëlqyera me të gjithë.

Lexo po ashtu Ledri rrëfen në gjykatë për zënkën e para disa vitesh: Motivi i sulmit ishte Dafina (Video)

Madje ai shtoi se ruan një miqësi shumë të mirë edhe me reperin Ledri Vula, i cili ishte larguar para shumë vitesh nga Babastars, duke qenë i revoltuar me grupin.

Ndërsa për labelin e njohur T.B.A, Amiga u rrëfye se nuk ka kurrfarë raportesh me ta, dhe se nuk ka patur rastin t’i njohë personalisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Me Ledrin jemi rritë, kemi qenë në një lagje. Shumë të mira i kam raportet. Me TBA s’i ka pasur kurrë dosta as kurgjo”, përfundoi ai.

Ndërkohë, ai u përfol javë më parë se ka prishur marrëdhëniet miqësore me Skivin, por që e gjithë kjo u hodh poshtë nga të dy palët, si një lajm i pavërtetë. /Telegrafi/

Exit mobile version