Agon Amiga dhe K-Albo i kanë bashkuar forcat për të ardhur me një bashkëpunim të ri muzikor.
Dy reperët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se së shpejti do të vijnë me një projekt të ri që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Në bazë të njoftimit, për xhirimin e videoklipit është angazhuar produksioni XL Films, ndërsa “Allo ti bruda” duket të jetë titulli i këngës.
Në rrjetet sociale tashmë është publikua një video e shkurtër që është fragment i videos së re muzikore.
“Oh bir” është një prej projekteve më të fundit të Agon Sylejmanit që është pritur mirë nga fansat e muzikës së tij.
Milot Ramadani, i njohur me emrin artistik K-Albo, gjatë këtij viti ka realizuar disa këngë që kanë bërë bujë.
“Vet” është projekti që numëron mbi dy milionë shikime në YouTube, ndërsa është ‘diss’ për disa reperë të skenës sonë. /Telegrafi/