Agon Amiga dhe K-Albo duket se po përgatitin një tjetër projekt të përbashkët.
Dy reperët kështu kanë lënë të kuptohet përmes shpërndarjes së fotografive të tyre në profilet përkatëse në rrjetet sociale.
Përshkrimi është thjesht: “Uff uff”, ndërsa në postimet e tyre e kanë etiketuar njëri-tjetrin.
“Luja Luja” është bashkëpunimi më i fundit i dyshes që është lansuar me videoklip në verën e vitit të kaluar.
“Allo ti Bruda” është projekti i tyre i parë së bashku dhe duket se dy reperët kanë vendosur që të bashkojnë fuqitë për të sjellë diçka të re. /Telegrafi/