Për një kohë shumë të gjatë, rep-artistët shqiptar, Agon Amiga dhe K-Albo kanë paralajmëruar lansimin e projektit të ri.
Dyshja kanë vendosur që të bashkojnë fuqitë e tyre për të sjellë diçka unike në tregun muzikor, e që si duket ia kanë arritur qëllimit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Agoni ka bërë të ditur dueti me K-Albo tashmë është publikuar.
“Luja Luja” titullohet kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Floriant Salihu, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët.
Të rrethuar me shoqërinë e tyre, në klip janë parë edhe makina të markave të njohura, e të cilat janë xhiruar nga Munich Films.
Ndërkaq, “Allo ti Bruda” është projekti i tyre i parë së bashku, e që deri më tani ka arritur mbi një milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/