Telegrafi

Agon Amiga dhe K-Albo lansojnë duetin “Allo ti bruda”

Agon Amiga dhe K Albo (Foto: YouTube/BABASTARSchannel)

Agon Amiga dhe K Albo i kanë bashkuar forcat për realizimin e bashkëpunimit me titull “Allo ti bruda”.

Kënga e re është kompletuar me videoklip, ndërsa është prodhim i Plutos. Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Room6.

Për xhirimin e videoklipit është angazhuar produksioni XLfilms.

Përmendim se “Oh bir” është një prej projekteve më të fundit të reperit të BabaStars që është pritur mirë nga fansat e tij.

Lexo po ashtu Lajmet për Agon Amigën

Agon Sylejmani më herët realizoi edhe duetin e suksesshëm me Teuta Selimin me titull “Lej Lej”.

Nga ana tjetër, Milot Ramadani, i njohur me emrin artistik K-Albo, gjatë këtij viti ka realizuar disa këngë që kanë bërë bujë.

“Vet” është projekti që numëron mbi dy milionë shikime në YouTube, ndërsa është ‘diss’ për disa reperë të skenës sonë. /Telegrafi/