Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli ka njoftuar rinovimin e kontratës me skuadrën e Qarabag.
Ka qenë skuadra azere Qarabag që këtë njoftim e ka bërë në Instagram, duke treguar qartë se Agolli është një element tepër i rëndësishëm për klubin nga Agdami.
“U deshën vetëm dy sekonda për të rinovuar! Jam shumë i lumtur që lajmëroj se do të jem edhe për një vit te Qarabag, që është bërë si shtëpia ime e dytë tashmë”.
“Premtoj që do vazhdoj të luaj me të njëjtën grintë që kam treguar këto 8 vite këtu. Do të japim gjithçka që të ndërtojmë mbi suksesin e vjetshëm, dhe të arrijmë rezultate edhe më të mira këtë sezon”, tha Agolli.
Mbrojtësi dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe gjatë këtij sezoni në triumfin në Premier ligën azere, duke qenë titullar i padiskutueshëm.
Tetë vite në Azerbajxhan dhe pesë tituj kampionë të fituar, të cilave u shtohen edhe tri kupa, tashmë Agolli do të japë kontributin e tij edhe për një tjetër sezon tek Qarabag.