Site icon Telegrafi

Agolli tregon se çfarë i tha Buffon te përqafimi

PALERMO, ITALY - MARCH 24: Antonio Candreva of Italy (L) competes for the ball with Ansi Agolli of Albania during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Italy and Albania at Stadio Renzo Barbera on March 24, 2017 in Palermo,Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli ka shpjeguar momentin e përqafimit me homologun italian Gianlugi Buffon para fillimit të ndeshjes Itali – Shqipëri.

“Bufonin e urova në emrin tim dhe të skuadrës për ndeshjen e 1000-të, kurse ai më falënderoi. Ishte një moment shumë i bukur”, u shpreh mbrojtësi në një prononcim për “SuperSport”.

Buffon kompleton ndeshjen e 1000-të /Getty Images)

34-vjeçari komentoi edhe ndërprerjen e ndeshjes pas hedhjes së tymueseve nga tifozët shqiptarë.

“Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin, megjithatë janë tifozët tanë dhe duhet t’i mirëkuptojmë”.

“Mendoj se bëmë një lojë mjaft të mirë përballë një skuadre të madhe. Italia u tregua cinike dhe na ndëshkoi me një penallti në dy herë që erdhi te porta në pjesën e parë. Kurse ne patëm dy-tri raste që nuk i shfrytëzuam dhe më shumë për këtë na vjen keq. Në përgjithësi mendoj se bëmë një lojë të mirë”.

Exit mobile version