Site icon Telegrafi

Agolli: Shqipëria duhet ta ruajë nivelin se pas Evropianit shikohet me një sy tjetër

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, ka theksuar se skuadra e pati të vështirë të shënonte në minutat e mbetura, mirëpo ia arriti qëllimit.

“Ishte vështirë nga ana psikologjike për të shënuar gol në minutat e mbetura, megjithatë mendoj se e morëm atë që deshëm dhe jemi të gëzuar për këtë fillim të kualifikimeve”.

Lexo po ashtu Derbi ballkanas i takon Shqipërisë (Video)

“Objektivi kryesor i skuadrës është që ta mbajmë skuadrën në nivele sa më të larta dhe të zhvillojmë ndeshje sa më të mira, duke qenë se tashmë Shqipëria shihet me një sy tjetër”, ka deklaruar Agolli.

Duke komentuar rolin e kapitenit, ai ka thënë se shiriti i kapitenit është përgjegjësi e madhe dhe ai përpiqet të japë maksimumin. /Telegrafi/

Exit mobile version