Telegrafi

Agolli falënderon tifozët për mbështetjen

Kombëtarja Shqiptare nuk arriti që të kualifikohej në rrethin tjetër të Kampionatit Evropian por që u eliminuar kokë lartë pasi që shkruan historinë.

Andaj me eliminimin kanë ardhur edhe reagime nga persona të ndryshëm e padyshim edhe nga heronjtë tanë.

Njëri ndër ta është edhe Ansi Agolli i cili përshkroi rrugëtimin e Kombëtares me vetëm një foto.

“E gjithë kjo aventurë e magjishme për mblidhet në këtë foto, pikërisht në fytyrën e mikut tim Andi Lila! Punë, sakrificë, vuajtje, grintë, emocione, fitore!
Tifozë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen! Jeni adrenalina jonë!”, ka shkruar në Facebook, Agolli. /Telegrafi/