Bukuroshja Agnesa Vuthaj feston sot (e shtunë) ditëlindjen e 34-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Vuthaj e cila është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj me rastin e ditëlindjes disa fotografi mjaft atraktive.
Ajo shfaqet e shtrirë në një pasqyrë mbi një shtrat, teksa vë në pah fizikun dhe tiparet e saj të bukurisë.
Me një vështrim sensual po aq sa edhe artistik, Agnesa i bëri për vete fansat e saj mëngjesin e së shtunës, të cilët në hapësirën për komente nuk i kursyen urimet e shumta për të.
“Duke festuar veten time, 8 shkurt”, shkroi ajo në përshkrimin e këtyre imazheve, duke vënë në dijeni ditëlindjen e saj.
Agnesa Vuthaj është një personazh i njohur për publikun prej shumë vitesh, me një karrierë të suksesshme të nisur si modele, më pas e përzgjedhur si ‘miss‘, prezantuese dhe së fundmi edhe një blogere e sipërmarrëse e brendit të saj, që i ka tejkaluar kufijtë. /Telegrafi/