Modelja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, është shquar gjithmonë si një nga ikonat e bukurisë shqiptare.
Ajo vazhdon edhe sot e kësaj dite të ruajë freskinë në fytyrën e saj dhe të jetë vitale e në top formë, aq sa t’iu bëjë konkurrencë modeleve të reja.
Bukuroshja nga Istogu është gjithashtu shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj.
Së fundmi, Agnesa ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur në disa poza mjaft artistike.
Ajo ka pozuar kryesisht nën ngjyrat bardhë e zi për të përçuar një mesazh fuqizues për femrat, siç edhe ka bërë në mbishkrimin e një prej fotografive, ku ka shkruar: “Zëri yt vlen”.
Vuthaj përndryshe është edhe promovuese e koleksioneve të reja të stilistit Festim Isufi, me të cilin ka vite që bashkëpunon.
Këto fotografi të saj janë përcjellë me pëlqime e komente të shumta nga ana e ndjekësve. /Telegrafi/