Telegrafi

Agnesa Vuthaj vazhdon të sjellë imazhe atraktive nga fotosesioni i ri

Agnesa Vuthaj (Foto: Instagram/

Modelja Agnesa Vuthaj vazhdon ende të sjellë imazhe atraktive nga fotosesioni i saj më i ri.

Fotosesioni i ri paraqet linjën e re të fustaneve nga biznesi i saj, i cili vjen në bashkëpunim me stilistin Festim Isufi.

Bukuroshja brune është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu jo vetëm të rejat nga jeta e saj profesionale, por po ashtu edhe nga përditshmëria.

Këto imazhe të fundit, të publikuara në rrjetin social Instagram, e kanë shfaqur Agnesën në mënyrën më të mirë të mundshme, të veshur në një fustan me material plishi, duke anuar nga nuanca ngjyrë ari.

Modelja shqiptare tashmë e ka dëshmuar se është tejet e kërkuar në fushën e modelingut, pasi gjatë karrierës së saj, ajo ka arritur të kalojë kufijtë shqiptarë. /Telegrafi/