Modelja e njohur Agnesa Vuthaj dje (e mërkurë) ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime nga familjarët dhe miqtë e ngushtë, teksa ka vendosur që festën ta organizojë në një vilë private në Brezovicë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme nga festa, ku duket të ketë kaluar momente të veçanta bashkë me miket e saj.
Sigurisht që në një festë të tillë nuk munguan as dhuratat, ndaj bukuroshja Vuthaj u ‘shpërblye’ kogja mirë nga të pranishmet në festë.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram Story, përmes së cilës ka treguar se ka marrë aq shumë dhurata, sa që është detyruar t’i bart me makinë bore nga vila deri tek vetura e saj.
Ky duket të ketë qenë një nga detajet më interesante të festës. /Telegrafi/