Modelja dhe blogerja e njohur Agnesa Vuthaj shquhet për bukurinë dhe elegancën e saj në çdo paraqitje.
Për t’u dukur atraktive dhe e freskët në çdo shfaqje, Agnesa kujdeset që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër.
Ajo ka publikuar së fundmi një video në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka treguar mënyrën se si formëson të pasmet e saj në palestër.
E veshur në veshje sportive, Vuthaj vuri në pah të pasmet e saj atraktive, teksa tregonte përkushtimin e saj maksimal në ushtrime.
Të gjitha ushtrimet në fitnes, modelja i kryen nën kujdesjen e trajnerit të njohur Gen Zeqiraj.
Me një fizik të shkëlqyer dhe pamje kaq tërheqëse, vazhdon të mbetet i çuditshëm fakti se si asnjë mashkull s’ka mundur ende të hyjë në zemrën e Agnesës. /Telegrafi/