Modelja e njohur Agnesa Vuthaj javë më parë ishte në New York, ku ka marrë pjesë në eventin “The Russian Tea Room”, që u organizua me qëllime humanitare, për të ndihmuar nënat dhe fëmijët e varfër.
Pjesë e këtij eventi, ishte edhe këngëtarja shqiptare e afirmuar tashmë në tregun ndërkombëtar, Dua Lipa.
Kjo e fundit është takuar me modelen kosovare, teksa nuk ka hezituar as të shikojë nga afër koleksionin e saj të çantave, të cilën Bukuroshja Vuthaj kishte vendosur ta promovonte në ankand.
Në një fotografi të publikuar nga Agnesa së fundmi në Instagram, Dua shfaqet duke shikuar me vëmendje koleksionin, teksa Vuthaj bën prezantimin.
“Gjithmonë një privilegj t’i prezantosh koleksionin tim të çantave më të dashurës Dua Lipa”, ka shkruar Agnesa në Instagram.
Kujtojmë që Dua Lipa gjatë muajve të kaluar u gjend edhe në Kosovë, ku mbajti një koncert gjigant në Prishtinë, teksa të ardhurat shkuan po prapë për qëllime humanitare, që po tregojnë një anë tjetër të këngëtares. /Telegrafi/