Me afrimin e festave të fundvitit, shumë prej personazheve publike kanë treguar për fansat anën e tyre festive.
Bukuroshja Agnesa Vuthaj, e cila është e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale, ka treguar po ashtu se është shumë entuziaste në muajin e dhjetorit.
Së fundmi, ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive ndërsa pozon me kostumin e babadimrit.
Ajo vë në pah këmbët e saj atraktive te pjesa e kostumit të hapur, ndërsa gjithashtu i jep dukje edhe krahërorit.
“Katër fazat e jetës: 1. Ju besoni në babadimër; 2. Ju nuk besoni në babadimër; 3. Ju jeni babadimër; 4. Ju dukeni si babadimri”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumiica prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për linjat.
Agnesa është një prej modeleve dhe blogereve më të suksesshme në vend, e cila promovon brendin e saj të këpucëve dhe çantave për femra. /Telegrafi/