Agnesa Vuthaj është një prej bukurosheve që gjithnjë qëndron aktuale.
Sipërmarrësja e suksesshme vazhdimisht poston foto atraktive në rrjetin social Instagram.
Ajo ka publikuar së fundmi një imazh ku duket e thjeshtë në një bluzë të bardhë dhe me xhinse.
Një çantë e kuqe nga brendi i saj i bashkëngjitet fotos krahas grimit të thjeshtë dhe flokëve mjaft të bukur.
“Sot ishte një ditë e bukur”, ka shkruar Agnesa në postim.
Ish-miss Kosova dhe organizatorja e shumë spektakleve të bukurisë vazhdon të konsiderohet një prej yjeve më të dashura të skenës shqiptare.
Ajo aktualisht është pa të dashur, e jetën private e mban larg prej syrit të medias. /Telegrafi/