Ajo është njëra prej modeleve shqiptare që e ka ruajtur sharmin dhe dukjen natyrale përgjatë viteve.
Fjala është për artisten nga Istogu, Agnesa Vuthaj, e cila përkundër moshës vazhdon të ketë një pamje të freskët dhe të mahnitshme.
E njëjta së fundmi ka përzgjedhur të ndajë një imazh me fansat e saj, kur ishte në moshën 20-vjeçare – fotografi kjo e realizuar në 2006.
Superylli, që shquhet për pamjen e saj, mori gjithë vëmendjen e ndjekësve për këtë imazh tërheqës.
“Unë në moshën 20-vjeçe”, ka qenë përshkrimi krahas fotos, e cila u komplimentua dhe mori reagime tejet pozitive edhe nga fansat e saj.
Agnesa veçse e dëshmon epitetin e “Miss Kosova” dhe “Miss Albania”, ndërsa në moshën e lartpërmendur ka qenë në kulmin e karrierës së saj prej modeleje.
Përveç punës dhe karrierës në Kosovë, Vuthaj vazhdon të jetë e komentuar kudo, madje vetëm disa muaj më parë ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme në Mbretërinë e Bashkuar, “Global Woman”, e cila u kushtohet femrave të suksesshme në fusha të ndryshme. /Telegrafi/