Agnesa Vuthaj është njëra nga modelet shqiptare që e ka ruajtur stilin e saj ndër vite. Ajo vazhdon të qëndrojë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit të pathëna nga jeta e saj.
Në këtë kohë të pandemisë globale, bukuroshja ka bërë të ditur se është izoluar së bashku me familjen në apartamentin e saj.
Derisa qëndron në izolim, Agnesa së fundmi ka publikuar një fotosesion ku shfaqet tërheqëse, teksa mban të veshur një fustan ngjyrë gri me lule.
Modelja kësaj radhe ka vendosur të përdorë një grim të lehtë, me ngjyrë portokalli, ku përmes pozave vë në pah edhe buzëqeshjen e saj të ëmbël.
Agnesa Vuthaj është figura e cila iu bashkua skenës shqiptare fillimisht si modele, ndërsa tani ajo vazhdon si blogere e sipërmarrëse e një brendi të saj. /Telegrafi/