Ajo vazhdon të jetë një nga ikonat e bukurisë dhe vitet janë vetëm numra për të.
Agnesa Vuthaj si gjithmonë vjen me tendenca të reja, por fotosesioni i fundit i saj është thjesht fantastik.
Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar një seri të imazheve ku shfaqet e mrekullueshme, duke reflektuar bukurinë natyrale me sensualitet të jashtëzakonshëm.
Ky fotosesion është realizuar nga Fioralba Kryemadhi, teksa është ndihmuar nga Kaci në flokë dhe Sellma në makijazh.
Agnesa me këtë sesion dëshmon se vazhdon të jetë prej femrave më atraktive shqiptare.
Ajo prej kohësh menaxhon brendin e saj të veshjeve, duke qenë prej femrave sipërmarrëse më të suksesshme. /Telegrafi/