Agnesa Vuthaj tanimë shquhet si njëra prej femrave më të bukura shqiptare.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, bukuroshja nga Istogu ka vendosur të hapë arkivat duke publikuar një fotografi të 20-viteve më parë.
Fjala është për një imazh të sajin të realizuar në moshën 13-vjeçare, ndërsa Vuthaj duket po e njëjtë sikurse tani dhe vërehet dukshëm se nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike.
Ndërkohë, nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, madje reagime rreth kësaj fotografie kishte edhe nga artistët e tjerë.
Kur jemi te dukja natyrale, javë më parë, e njëjta gjatë një interviste tregoi se i kishin kërkuar të operojë hundën dhe këtë gjë ajo e mori seriozisht, edhe pse akoma nuk ka bërë ndonjë intervenim.
Ajo më tej deklaroi se po ta rregullonte këtë ‘defekt’ tashmë do të ishte edhe me partner. /Telegrafi/